Alenaca për Shqiptarët në pres konferencën e fundit dënojnë provokimet e mbrëmshme nga ana e protestuesve, duke kritiuar qeverinë LSDM dhe BDI për mos mbajtje të rendit dhe sigurisë, raporton Klan M.
”Aleanca për Shqiptarët e dënon ashpër provokimin e mbrëmshëm, skenaret e mbrëmshme që kishin për qëllim sulmin ndaj shqiptarëve të Shkupit pronës së tyre dhe mungesën e sigurisë nga ana e organeve të rendit, që si pasojë pati edhe refleksin e qytetarit pronar i Hotelit i cili u vetmbrojt sepse rrezikohej jeta e shumë turistëve në hotel.
Edhe më të dëshpëruar jemi nga LSDM dhe BDI posaqërisht nga Artan Grubi i cili si zv kryeministër nuk mori guximin të dënoj sulmin dhe dhunën ndaj shqiptarëve por tentoi të polizitoi rastin dhe të njollos ASH-në” – thuhet mes tjerash në konferencën për media nga Aleanca për Shqiptarët. /KlanMacedonia/