Albin Kurti viziton Çairin dhe Tetovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten do të vizitojë Tetovën dhe Çairin e Shkupit, si mysafir i kryetarëve të komunave Bilall Kasami dhe Visar Ganiu.

Sipas njoftimeve, gjatë qëndrimit në Tetovë, pas bisedimeve në Komunë, Kasami dhe Kurti do të vizitojnë fshatin Vicë dhe do të promovojnë idenë e lidhjes së Tetovës dhe Prizrenit me një rrugë rajonale.

Do të mbahet një event argëtues kulturor kushtuar ardhjes së Kurtit.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës do të vizitojë edhe komunën e Çairit ku do takohet me kryetarin Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share