Ata janë takuar për disa minuta për kafe, por nuk kanë pranuar të flasin për media pas takimit.Ky takim kafeje është mbajtur pak kohë para se të nisin me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Mirsolav Lajçak.
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.Sot është paraparë të mbahet edhe takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Para takimit Kurti-Vuçiq që do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, pritet ta ketë takime të ndara.Duke filluar nga ora 10:30, sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.