Deputetja e BDI-së, FIsnike Bekteshi dhe Nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu, kanë shprehur pikëpamje të kundërta sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e Maqedonisë të përfaqësuesve të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Për Besa Kadriun nga Lëvizja Besa, bashkëpunimi i opozitës shqiptare me VV-në e Kurtit i pengon pushtetit sepse sipas saj, po ua lëkund karriket e pushtetit.
Ndërkaq, Fisnike Bekteshi nga BDI shprehet se shqiptarët kanë parti politike që i përfaqëson në pushtet dhe ndërhyrjet nga jashtë, sipas saj, janë të panevojshme.