Albin Kurti drejt Tiranës për ndeshjen e Kombëtares: Forca djema, Europiani po na pret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sot në Tiranë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka njoftuar se po vjen drejt Shqipërisë së bashku me Lulzim Jasharin, të birin e Adem Jasharit.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.

Ndeshja Shqipëri-Çeki luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet në ekranin e televizionit Klan.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share