Dështimi për të hapur kapitujt për Maqedoninë e Veriut nl Samitin e BE-së që po zhvillohet në Bruksel, sipas analistit Albert Musliu, ka qenë e pritshme dhe nuk është diçka për t’u befasuar. Siç thotë ai, ka qenë e pamundur për Këshillin e Ministrave që ta tejkalojë këtë çështje për Maqedoninë, pasi nuk është përmbushur kushti kryesor, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese.
Nga ana tjetër, Musliu shprehet i habitur për bllokimin që po i bëhet Shqipërisë nga greqia, për një çështje, që sipas tij, nuk varet nga politika. Çështja Beleri, siç thotë Musliu, ka lidhje me sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe këtu politika nuk ka se si të ndërhyjë, duke e kritikuar edhe Greqinë si shtet i BE-së, që sillet në kundërsthim me vlerat e BE-së sa i përket gjyqësorit./KlanMacedonia