Mbrëmjen e kësaj të diele e ftuar e autores dhe moderatores Luana Vjollca e ftuar ishte edhe këngëtarja e njohur Albërie Hatërgjonaj, e cila ka dhuruar një spektakël të vërtetë.
Midis lojërave e të qeshurave ajo ndau me ne një nga pengjet e saj. Si një natyrë tepër sportive ajo ka përshtatur situata të ndryshme në skenë, sfida ishte që kengëtarjë duhet të reagonte me zë seksi në situata të caktuara.
E një ndër këto situata ishte dhe altari ku ajo supozohej të martohej, e teksa i venosën vellon në kokë, e emocionuar Albërija u shpreh që kjo ishte hera e saj e parë në jetë me vello në kokë dhe e veshi në “Zemër Luana”. /tvklan.al