Për kredi të shpejtë prej 9.000 denarëve, një qytetar që ka dorëzuar ankesë tek Avokati i Popullit, sic percjell KlanM, ka qenë I detyruar të paguajë shumën tetë herë më të madhe se borxhi kryesor – ka deklaruar Avokati i Popullit, Naser Ziberi, gjatë prezantimit të raportit vjetor.
“Për kredi prej 9.000 denarëve, për vonesën e pagesës sipas reklamave, nuk paguhet interesi, por paguhen harxhime tjera enorme. Në rastin konkret, në bazë kompensimi janë paguar 2.026 denarë, kompensimi për vonesën 58.846 denarë dhe kur kësaj i shtohet shuma për vërrejtjen prej 75.772 denarë, bëhet fjalë për shumë tetë herë më të madhe se borxhi kryesor” – ka deklaruar Ziberi.
Ai, sic njofton KlanM, I ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që urgjentisht të inicojë ndryshime ligjore që t`i mbrojë qytetarët nga kjo grabitje.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të reklamave agresive për kredi të shpejta pa kamata, që ofrohen nga shumë shoqëri financiare në vend, me procedurë që shkon edhe në formën elektronike, për kredi për mbylljen e kredisë paraprake në shoqërinë e njëjtë financiare, krejt kjo me mungesë të kontrollit efikas dhe mbikqyrje të punës së tyre si dhe rrethanave që me ligj rregulohet kjo materje, nuk ekziston kufizimi i harxhimeve të përgjithshme, kompensimet dhe provizionet e kredive që miratohen nga shoqëritë financiare, e as obligimi i detyrueshëm që publikisht të publikohet tarifa e kompensimeve në faqen e internetit ose në ambientet e punës “ – ka reaguar Avokati i Popullit.