QYTETARËT PRISNIN TË AFËRMIT E TYRE ME ANKTH
Erdhi në Shkup për ta pritur djalin e tij nga Gjermania por mbeti në ankth. Kjo pasi policia nuk lejoi të afrohen qytetarët përshkak alarmit në bombë në aeroportin e Shkupit.
“Ende nuk dimë asgjë, vetëm po presim.
A keni ndonjë informacion?
Po thonë që një bombë, nuk e dimë ne. Unë jam duke e prit me qef djalin, si mos të jam i frikësuar.
Prej cilit vend vini?
Prej Ferizajit.
E shumë qytetarë ishin të detyruar me valixhet e tyre të presin jashta objektit.
“Unë jam taksist këtu në aeroportin”
Për herë të parë po ndodh kjo këtu?
”Po për herë të parë”
A po ndjeheni i frikësua?.
Jo. Përse?
Pasi që janë të rrejshme”.
”Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit jam anuluar përshkak kërcënimit dhe raportimit se ne aeroportin ka mjet shpërthyes. Për momentin po bëhet evakuuimi i pasagjerëve dhe punjonjësve në aeroportin e Shkupit. Pas kontrollove nga policia pasagjerët u drejtuan tek aeroporti”
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e se ka mjete shpërthyese. Pas kontrolleve është konstatuar se alarmet për bomba janë të rreme” – thonë nga MPB.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se i ka njoftuar strukturat e NATO-s për denoncimet e vazhdueshme për mjete shpërthyese në Maqedoninë e Veriut.
“Dje kemi komunikuar me strukturat e NATO-s, për të parë se çfarë çasje hibride ndaj rajonit mund të ndodhe, ku mund të jetë arsyeja. Ndërsa forenzikën e e-mail-et kërcënuese jemi në bisedime me partnerë tjerë me të cilët vendi ka marrëdhënie bilaterale” – tha Bujar Osmani.
Ndryshe alarm për bpmbë sot kishte në disa hotele në vend, në Federatën e Fudbollit, në shkollar e mesme dhe fillore. Disa ditë më parë raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi. Për shkak të kërcënimit me bombë në hotelin ku duhej të mbaheshte një akitviitet I odës ekoonimike, kryeministrit Kovaçevski I është dashur të anuloj pjesmarjen për shkaqe sigurie. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi