NË SHËNJESTËR 67 SHKOLLA DHE NJË ÇERDHE PËR FËMIJË
Alarmet për “bomba” zbrazin shkollat e Shkupit. Në adresat elektronike kanë mbërritur kërcënime në 66 shkolla të Shkupit, një të Prilepit por edhe në adresë të një Çerdheje për fëmijë.
Ekipet antiterroriste të MPB-së kanë dalë në terren, nxënësit janë evakuar, kurse mësimi është ndërprerë.
Kryebashkiakët e Komunave të Shkupit regojnë që urgjentisht të merren masa për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që për cdo ditë paralizon institucionet.
Ndryshe, alarmet e rreme dërgohen që nga tetori I vitit të kaluar dhe targetojnë kryesisht shkolla, por, nuk përjashtohen qendra tregtare, ndërtesa banimi, objekte strategjike, institucione shtetërore e të ngjashme.
MPB-ja thotë se bëhet fjalë për luftë hibride dhe se shumë vështirë është të gjurmohen dërguesit e mesazheve kërcënuese.
Ndërkohë në seancën e së martës të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar një sërë masash për përmirësimin e sistemeve informatike në institucione që do të implementohen në afat sa më të shkurtër në cdo institucion në sektorin publik.
Këto masa vijnë pas një sërë aktivitetesh për koordinim me donatorët dhe aktorët në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim të ndërtimit të rezistencës tek institucionet publike që gjithnjë e më shpesh janë cak i sulmeve kibernetike.
Gjatë muajve të fundit institicione publike dhe Ministri ishin cak i sulmeve kibernetike që kishte paralizuar sistemet. Së fundmi sulmi kibernetik në Fondin për Sigurim Shëndetësor, kishte lënë pa pagat e janarit punonjësit e shëndetësisë në vend. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri