ABAZI: ME PROTOKOLLET E REJA, SHKOLLAT MË TË SIGURTA
Të gjitha shkollat e mesme dhe fillore kanë ndryshuar e-mailet zyrtare, njofton KlanM.
Protokolli i ri parasheh që vetëm një person të ketë qasje në e-mail-in zyrtar të shkollës. Ky është vetëm një nga protokollet që ka filluar të zbatohet edhe në shkollën fillore “Dituria” në Saraj të Shkupit.
Drejtori i kësaj shkolle, Zeko Abazi, sic njofton KlanM, thotë se me protokollet e reja shkollat janë më të sigurta.
“Emali-et e vjetra i kemi zëvendësuar me të reja. Email-et e reja i përdorim me komunikim me institucionet.
Kush e menaxhon tash email-in a është më ndryshe se më herët?
”Tash është vetëm një person përgjegjës që të mos ketë qasje çdokush në email-in zyrtar, që të mos krijohet panikë e panevojshme” – tha Zeko Abazi.
Pas publikimit të protokolleve në shkolla nuk ka pasur alarme për bomba thotë Abazi.
“Nëse kemi kërcënime në emailin zyrtar duhet të lajmrohemi në MPB, i njoftojmë ata se kemi kërcënim. Atëherë ne nuk krijojmë panikë në shkollë, punohet normal, vijë policët i bëjnë kontrollet i cili nuk zgjatë më shumë se 5 minuta. Konstaohet se siguria është në nivel ne vazhdojmë me punë dhe gjithçka mbyllet këtu. Me rekomandimet e reja kemi një lehtësim të madh dhe një siguri shumë më të madhe se sa herave tjera se si është vepru” – tha Zeko Abazi.
Protokollet u sollën pasi që disa muaj me rradhë në shkolla ka pasur denoncime të rregullta për “bomba”. Për dallim nga herat tjera, tash nëse ka alarme për “bomba” nëpër shkolla, opinioni nuk do të njoftohet, nëse për këtë vendosin ekspertët. /KlanMacedonia/
Pergatiti: Arbana Qerimi