Alarmet për “bomba”: Probleme me mësimin online

31 SHKOLLA TË SHKUPIT CAK I ALARMEVE PËR “BOMBA”

Alarmet e reja për “bomba” kanë shkaktuar kaos nëpër shkolla pasi nxënësit ishin njoftuar që në afat prej një ore të kyçen në mësimin online për të ndjekur mësimin. Por, sic njofton KlanM, janë shënuar probleme pasi nxënësit nuk kanë mundur të kyçen në aplikacionin TIMS.

Disa nxënësve u është thënë se fjalëkalimet janë jovalide dhe duhet të krijojnë llogari tjetër. Disa mësimdhënës kanë marrë mesazhe nga se ka probleme me licensat e programit, por kjo është përgënjeshtruar nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sic percjell KlanM, para një jave rekomandoi që nëse nëpër shkolla ka alarme për “bomba”, nxënësit brenda një ore duhet të kthehen nëpër shtëpitë e tyre që mësimin ta ndjekin nga distanca. Ishin dhënë udhëzime dhe mënyra për shfrytëzimin e adresave elektronike dhe të përforcohen kontrollet për hyrje dhe dalje nga shkollat.

MPB-ja njoftoi se gjatë mëngjesit në adresat elektronike të 31  shkollave në Shkup, kanë mbërritur kërcënime për “bomba”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share