Alarme për bomba në MPJ, qendra tregtare dhe ndërtesa banimi

“KJO ËSHTË ANTIREKLAMË PËR SHTETIN DHE INVESTITORËT”

Të punësuarit dhe qytetarët u evakuuan menjëherë pas alarmit se në qendrën tregtare ka bombë. E alarmet e tilla ndikojnë negativisht në bizneset e tyre, thotë Svetisllav Gjorgjievski punëtor në Qendrën Tregtare  të Qytetit. 

“Na thanë dilni jashta se ka paralajmërim për bombë. Menjëherë dolëm këtu. Kjo mendoj se është një lojë. Mendoj se nuk është serioze. Kjo është një taktikë. Kjo është keq për shtetin dhe për popullin. Kjo është anti reklamë, shtet i pasigurtë për Europën dhe për popullin dhe për investime. Kush dëshiron të investojë këtu?” – tha Svetisllav Gjorgjievski.

“Nuk friksohem, jam I punësuar këtu. Ka diku 30 minuta që jemi këtu. Nuk e di a është diçka serioze por për biznesin nuk është mirë” – tha një qytetar.

“Mirë nuk është kjo gjë për biznesin. Ne jemi kolegë dolëm bashkë jashta” – tha një qytetar.

“Pse të frikësohemi. Tani nuk është serioze. Po pres ta paguaj rrymën nuk mund të kthehem sërish. Pse të frikësohemi, u mësuam, nuk është vetëm një ditë kjo po ndodh çdo ditë” – thotë një qytetare tjetër.

Ekipet e MPB-së dolën në terren dhe ndërmorën masat e nevojshme. Alarme për bomba sot u dërguan në Ministrinë për Punë të Jashtme, Qendrën Tregtare të Qytetit, në disa shkolla të Shkupit dhe në një shkollë fillore në Kavadar, por edhe në ndërtesa banimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin po bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat dhe objektet tjera në Shkup, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes” – thonë nga MPB.

Javën e kaluar, përveç shkollave të mesme, të cilat janë kërcënuar me bombë për tre muaj me radhë, raportime për bombë kanë marrë edhe Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor dhe disa qendra tregtare. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share