Kërcënime për “bomba”, sot në orën 10.00 janë dërguar në adresat elektronike të 19 shkollave të mesme dhe 8 shkolla fillore në Shkup, një shkollë fillore në Prilep dhe Gjykata Themelore në Ohër – ka njoftuar MPB-ja.
Pas denoncimeve, sic njofton KlanM, policia është duke ndërmarrë masa për evakumin e sigurt nga objektet dhe kontrolle anti-terroriste nëpër objekte.
Javën e kaluar, Ministria e Arsimit, sic njofton KlanM, solli masën urgjente që në ditët kur ka kërcënime për “bomba” nëpër shkollat fillore dhe të mesme, në vend që të ketë ndërprerje të plotës të mësimit, nxënësit mësimin ta ndjekin online.
Nxënësit, sipas rekomandimeve të MASH-it, kanë afat një orë që të mbërrijnë në shtëpitë e tyre dhe të kyçen në mësimin online.