Alarm portokalli deri në mes të javës së ardhshme, temperatura edhe mbi 40 gradë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) – Nën ndikimin e masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu, vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë, përveç të dielën kur në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njoftoi DPHM.

Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të kalojë 40°C. Veçanërisht nxehtë do të jetë nga e enjtja deri në mes të javës së ardhshme kur në disa vende do të aktivizohet niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share