“Alarm për mobilizim” | Izet Mexhiti: Opozita shqiptare tejkalon BDI-në

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në daljen e sotme para mediave bashkë me veteranë të tjerë të BDI-së nga grupi i të pakënaqurve, theksoi se situata brenda partisë është alarmante. Sipas tij, anketat e fundit dëshmojnë se BDI shënon ulje e këto rezultate ia mveshi Zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrave të partisë së tij. Partitë e opozitës shqiptare, sipas Mexhitit, ia kalojnë BDI-së dhe kjo ndodh për herë të parë.

“Për dështimet e projekteve qeveritare dëshmon edhe anketa e fundit e organizatës ndërkombëtare IRI. Pra nëse ne jemi subjektiv, në fund është IRI amerikan, i cili dha rezultatet, i prezentoi para mediave dhe para partive politike, ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe për herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së. DHe ne, këtë e shohim si një alarm për sensibilizim dhe mobilizim brenda BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share