Alarmi për bombë i mbylli të gjitha ndërtesat në kryeqytetin bullgar ku ndodhet prokuroria, njoftuan mediat e Sofjes. Mëngjesin e sotëm rreth orës tetë me orën lokale, në e-mailin e Prokurorisë Publike të Bullgarisë është dërguar një mesazh në të cilin pretendohet se ka bombë në prokurori.
Për këtë arsye ishte e nevojshme mbyllja e Pallatit të Gjykatës, ku së bashku me gjykatën janë të vendosur udhëheqja e Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë së qytetit të Sofjes. Për momentin policia po kryen kontrolle.
Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Sofje, ku ndodhet Prokuroria e Qarkut të Sofjes, si dhe objektet e tjera të Prokurorisë shtetërore.
Policia bullgare ka kryer kontrolle dje pasi ka marrë alarm për një bombë të vendosur në aeroportin e Sofjes. /MIA