Alarm në Indi, ndërron jetë një 14-vjeçar nga virusi Nipah

Autoritetet shëndetësore në shtetin Kerala të Indisë kanë lëshuar një alarm pasi një djalë 14-vjeçar vdiq nga virusi Nipah. Ministri i Shëndetësisë së shtetit, Veena George, njoftoi se 60 persona të tjerë janë identifikuar si në kategorinë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje dhe janë izoluar dhe testuar.

Djali ishte nga qyteti i Pandikkad. Njerëzve në zonë u është kërkuar të marrin masa paraprake, si mbajtja e maskave në vende publike dhe përmbajtja nga vizita e njerëzve në spital.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share