Alarm në brigjet italiane, anija me 500 emigrantë rrezikon të mbytet

500 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë në vështirësi në ujërat italiane pasi kanë mbetur në mes të detit në një anije peshkimi. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, anija po fut ujë.

Alarmi është dhënë nga Alarm Phone pasi u kontaktua nga një prej personave në bord. Ndërkohë sipas gazetarit italian të Radio Radicale, Sergio Scandura, i cili monitoron ndërhyrjet në Mesdhe, tha se mund të ketë tre anije që po mbërrijnë në brigjet italiane me mbi 1 mijë persona.

Anija u dallua fillimisht nga një helikopter i Frontex dhe dyshohet se ishte nisur drejt Sirakuzës, pra bregut lindor të Siçilisë. Në mediat italiane është publikuar edhe se ku ndodhet anija e lokalizuar.

Kreu misionit “Mediterranea Saving Humans”, Luca Casarini, tha se kemi të bëjmë me një situatë rreziku dhe se nuk duhet humbur kohë për të ndihmuar.

“Është një anije peshkimi plot me refugjatë që kërkojnë ndihmë. Ka dhjetëra gra dhe fëmijë dhe në bord ata raportojnë se është duke u futur ujë”,tha ai./tvklan.al

https://twitter.com/alarm_phone/status/1634127592675590146

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share