Rreth orës 09:00 sot është raportuar për një bombë afër objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se pas raportimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se ky është një lajmërim i rrejshëm, dhe se asnjë mjet shpërthyes nuk ishte aty./Klankosova.tv