Alabama kryen ekzekutimin e parë me azot

Avokatët e Kenneth Eugene Smith ishin kundër kësaj metode

Alabama ka ekzekutuar me gaz azot vrasësin Kenneth Eugene Smith, me metodën e re të dënimit me vdekje që shteti po e përdor si një alternativë më e thjeshtë në krahasim me injeksionet vdekjeprurëse.

Smith, 58 vjeç, humbi dy apelime në Gjykatën e Lartë dhe një në Gjykatë Federale të Apelit, duke argumentuar se ekzekutimi ishte një dënim mizor dhe i pazakontë. 58-vjeçari është dënuar në 1989-ën për vrasjen me metoda makabre të një 45-vjeçarje, me porosi të bashkëshortit të saj të zhytur në borxhe, i cili kërkonte të përfitonte nga sigurimi i saj i jetës.

45-vjeçarja si fillim u dhuna me mjete të forta dhe më pas u godit me thikë në gjoks dhe qafë, dhe vdekja e saj u inskenua për t’u dukur si një vjedhje në shtëpi. Ai u transportua me furgon në Institucionin Holman në Atmore për të parë ekzekutimin.

“Sonte Alabama bën që njerëzimi të bëjë një hap prapa,” tha Smith, sipas dëshmitarëve.

“Faleminderit që më mbështetët. Ju dua të gjithëve.” Pasi gazi filloi të përhapej në maskën e tij, i burgosuri buzëqeshi, përshëndeti familjen e  tij dhe firmosi “Ju dua”. Smith u deklarua i vdekur në orën 20:25 sipas zyrtarëve të burgut.

Në vitin 2022, Alabama dështoi të ekzekutonte Smithin me injeksion vdekjeprurës. Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë që vritet duke përdorur gaz azot. Avokatët e të dënuarit ishin kundër ekzekutimit të tij me azot. Ata hedhin dyshime se, duke qenë një metodë e paprovuar më parë për dënimet me vdekje, mund t’i shkaktojë vuajtje të rënda të dënuarit dhe mund t’i shkaktojë pasoja edhe pjesëtarëve të stafit të burgut.

Abe Bonowitz, Drejtor Ekzekutiv i Aksionit të Dënimit me Vdekje, argumentoi kundër kësaj metode duke mbrojtur dënimet me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht si një mjet më human dhe efektiv për të garantuar sigurinë publike.

Ekzekutimi me azot ishte denoncuar nga disa profesionistë mjekësorë, të cilët paralajmëruan se mund të shkaktonte një sërë fatkeqësish katastrofike. Javën e kaluar, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për ndalimin e ekzekutimit, duke thënë se kjo metodë mund të përbënte torturë trajtim çnjerëzor si dhe poshtërues sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Rreth gjysma e shteteve amerikane kanë ende ligje për dënimin me vdekje. Metodat e ekzekutimit ndryshojnë, por disa shtete ende lejojnë ekzekutimin me varje ose karrigen elektrike. Por deri më tani nuk është gjetur asnjë metodë e cila shkel Kushtetutën e SHBA-së.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share