Francezi synon të kthehet në Europë
E ardhmja e Karim Benzema mbetet ende një dilemë. Sulmuesi nuk dëshiron të vijojë më të luajë në Arabinë Saudite tek Al-Ittihad, por sipas mediave franceze Fondi Publik i Investimeve që zotëron disa skuadra në vend nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet, pasi do të ishte një dëmtim imazhi.
Benzema nuk iu bashkua ekipit në fazën përgatitore, pasi u përjashtua nga trajneri Marcelo Gallardo për shkak se u kthye në datën e caktuar. Gjithsesi, drejtuesit e Al-Ittihad synojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe ta kenë në fushë për rinisjen e aktivitetit futbollistik në Arabinë Saudite në fillim të Shkurtit.
Njerëzit pranë Karim Benzema thonë se ai synon ta mbyllë sezonin në Arabinë Saudite, por për mediat ai e ka mendjen që të kthehet në Europë. Benzema është nën kontratë me Al-Ittihad deri në 30 Qershor të 2026.
Tv Klan