Al-Hilal 1.2 miliardë euro për dy sezone Messit

Lionel Messi sipas të gjitha gjasave nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, por as nuk do të kthehet në Barcelonë. Pavarësisht se klubi nga “Nou Kamp” ka shprehur dëshirë të madhe për ta rikthyer argjentinasin në radhët e veta, nuk ka para për të financuar një projekt të tillë.

Pra, janë lajme jo të mira për tifozët e Barcelonës që po vijnë në orët e fundit që theksojnë se Lionel Messi mund të mos kthehet te Barcelona.

Kjo pasi ofertat e mëdha nga Arabia Saudite po e tundojnë lojtarin dhe babain e tij.

Madje, babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge, thuhet se ka pranuar një ofertë rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga Al-Hilal gjatë dy sezoneve, raporton “Foot Mercato”.

Kjo shumë do të vlente më shumë se dyfishi i pagës së Cristiano Ronaldos në Al-Nassr.

Raporti vazhdon duke pretenduar se preferenca e Messit është një rikthim te Barca, por paqartësia dhe kriza financiare e klubit katalanas po hap rrugë për ndryshim të së ardhmes së tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share