Prokuroria Publike ka ngritur akuzë ndaj një 36 vjeçari si i dyshuar për tentim vrasje ndaj kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibrahimi më 1 prill të këtij viti.
Sipas organit të akuzës “Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, ka parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një automatik në duar.
Ai filloi të qëllonte mbi kryebashkiakun dhe goditi me disa predha dy persona në afërsi të tij”. Prokuroria ka propozuar edhe masën e paraburgimit. Autori i dyshuar nuk është i qasshëm për organet ligj-zbatuese.