“Detyroi të punësuarin të prishë provat filmike për dosjet sekrete”
Donald Trump-it i shtohet një akuzë e re penale në dosjen për keqpërdorim të dokumenteve sekrete nga periudha e presidencës. Prokurori special Jack Smith ngriti një akuzë të re ndaj ish-presidentit për ushtrim presioni ndaj një punonjësi të stafit të tij në rezidencën Mar-a-Lago për të fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ndërtesës, ku mund të ketë patur pamje që dëshmojnë mbi lëvizjet e dokumenteve sekrete që Trump mori nga Shtëpia e Bardhë kur la postin e presidentit.
Donald Tramp është duke u përballur edhe me një tjetër proces penal, atë për mosdeklarim të taksave të bizneseve të tij, si dhe me një tjetër proces civil për ngacmimi seksual. 77-vjeçari i ka quajtur “politike” që synojnë të minojnë ambicien e tij për të rikandiduar për president në 2024-ën.
Tv Klan