VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat në adresë të ish-Ministres së Kulturës dhe deputetes aktuale të LSDM-së, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, ku pretendojnë për harxhime dhe keqpërdorime të mjeteve derisa ushtronte funksionin e Ministres.
MILE LEFKOV – VMRO – DPMNE
“Eshtë e qarte se Bisera “Antoanette” donte të arrinte dhe shkoi kudo, por koha ishte armiku i saj. Viti ka 365 ditë , ndërsa “Antoaneta” dëshironte ta vizitojë të gjithë planetin. Dëshira e Bisera “Antoanetes” për shëtitje u pagua nga shteti edhe kur ajo nuk udhëtonte. Më 05.02.2022, Antoanette me kartelë zyrtare me para të popullit , bleu 3 bileta avioni për Dubai në vlerë prej 173.499 mijë denarë. Kur ajo duhej të shkonte në një udhëtim, ajo nuk e bëri. Gjithashtu është e paqartë se çfarë duhej të bënte saktësisht Bisera Antoaneta në Dubai? Dhe cilat janë pasojat e mospjesëmarrjes? Apo përsëri bëhet fjalë për një dëshirë për shëtitje private me para të shtetit? 3000 euro janë para me të cilat qytetarët jetojnë pothuajse gjatë gjithë vitit ndërsa Antoaneta i ka shpenzuar si të ishin 5 denarë.”