Këngëtarja do të hetohet për 2 raste të tjera të evazionit fiskal që i përkasin vitit 2018
Shakira është sërish nën lupën e autoriteteve të cilat kanë vendosur të nisin një hetim për një rast të dytë për evazion fiskal. Këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, e cila ka shitur miliona disqe në mbarë botën, tashmë përballet me procedime ligjore në Spanjë dhe pritet të dalë në gjyq në fund të vitit 2023 për një rast që lidhet me mbi 14.5 milionë Euro taksa të prapambetura që i detyrohet shtetit spanjoll nga viti 2012 deri 2014.
Prokuroria kërkon një dënim deri në 8 vjet burg për 46-vjeçaren. Por tashmë, një gjykatës spanjoll ka rënë dakord me prokurorët e shtetit për të hetuar 2 raste të tjera të mundshme të mashtrimit tatimor nga Shakir në vitin 2018.
Shakira jetoi në Spanjë gjatë kohës kur ishte me futbollistin Gerard Pique. Çifti, i cili ka dy fëmijë, ka jetuar së bashku në Barcelonë deri vitin e kaluar, kur i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare. Autoritetet spanjolle nuk kanë kursyer as yjet e futbollit si si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo gjatë dekadës së fundit për mospagimin e plotë të taksave.
Klan News