KOVAÇEVSKI: VENDI JONË KA TVSH MË TË ULËT SE VENDET FQINJE – MICKOSKI: QEVERIA VJEDH QYTETARËT
Akullorja, patatinat, thjerëzat e misrit do të shiten më shtrenjtë pasi qeveria solli vendim për të rritur TVSH-në, e siç thonë produkteve që janë luks apo nuk i bëjnë mirë shëndetit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se produktet ushqimore që u shtrenjtuan pas rritjes së TVSH-së nga qeveria nga 5 në 10 për qind vazhdojnë të janë nën normën bazë prej 18 për qind. Mund të korrigjohet norma te disa artikuj të cilët me vendimin e ri kanë normë prej 10 për qind, por kryeministri beson se mund të jenë një ose dy produkte, sepse lista është bërë me kujdes.
“Kemi zbritur çmimet e produkteve bazë deri 30%. TVSH-ja në vendin tonë është më e ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Ne kemi një normë bazë të TVSH-së 18%, ndërsa në Serbi dhe Shqipëri është 20%, në Greqi 21%, dhe në Kroaci 25%, që do të thotë se të gjitha kanë një normë bazë më të lartë tatimore. Kur shohim listën e produkteve preferenciale me 5 për qind taksë, janë 1600 produkte, që është edhe lista më e madhe e artikujve të të gjitha vendeve” – tha Kovaçevski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së thotë që me rritjen e TVSH-së përfitojnë më shumë tendera persona të LSDM-së dhe BDI-së.
“Qytetarët duhet të jenë të vetëdishëm për atë se çdo produkt të cilin e paguajnë më shumë se dje, ato të holla shkojnë për tender të cilët janë marrë vesh LSDM-BDI në katër sy. Janë para që shkojnë direkt te personat të cilët përfitojnë nga qytetarët” – deklaroi Mickoski.
Me vendimin e ri të Qeverisë, i cili është miratuar më 28 shtator dhe ka hyrë në fuqi prej të premten e 6 tetorit, është rritur TVSH-ja për disa produkte ushqimore të konsumit të përditshëm si disa prodhime të qumështit, orizi, vezët, peshku, disa lloje të miellit, reçelra, ajvari e të tjera. /KlanMacedonia/