Akullnajat e Zvicrës shkrijnë me shpejtësi rekord

Akullnajat e Zvicrës kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre në më pak se 100 vjet dhe kjo verë e gjatë dhe e nxehtë ka përshpejtuar shkrirjen.

Ky shkëmb ka qenë i mbuluar për mijëra vjet nga akulli, por tashmë është tërësisht i zhveshur. Bernard Taschnnen, drejtuesi i një kompanie teleferikësh, thotë për “BBC”:

“Me shumë gjasa, mund të jemi njerëzit e parë që shkelim këtu. Mund të shihni këtë shkëmb të madh që del nga akulli. 45-50 vite më parë, ishte tërësisht brenda tij, ne nuk e shihnim. Dhe pas këtyre ndryshimeve, është masiv”.

Akulli mban të bashkuara majat e maleve. Teksa shkrin, masivi shkëmbor bëhet i paqëndrueshëm.

Bernard po mbështjell akullin dhe borën e mbetur me një mbulesë të bardhë që reflekton nxehtësinë e diellit. “Me siguri, në vitet e ardhshme do të ndryshojë shumë shpejt dhe do na bëjë të mendojmë për të ardhmen, ujin e freskët dhe akullnajat, sa kohë do të mund të jenë me ne në Zvicër dhe botë”.

Akullnajat furnizojnë lumenjtë e Europës dhe ujisin të mbjellat e saj. Pa përpjekje të vërteta për të mposhtur ngrohjen klimatike, shkencëtarët thonë se mund të zhduken në pak dekada./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share