Profesori dhe fituesi i çmiti “22 Nëntori” të këtij viti, Ahmet Selmani në Klan Debat deklaroi se viti pas viti rritet vlera e aktiviteteve të organizuara me rastin e festës së Alfabetit.
“Shqiptarët në Maqedoni dalëngadalë po dekontaminohen nga politika dhe po i kthehen kulturës, kulturologjisë dhe këtë e ka bërë pikërisht kjo festë, duke i ikur politikës ditore, e cila është shpeshherë kontaminuese e shpeshherë edhe përplasëse mes shqiptarëve. Por këto aktivitete kanë bërë që shqiptarët të kthehen më me dinjitet aty ku është esenca. Unë e shoh Ditën e Alfabetit si një esencë. Më tepër ka esencë sesa formë”, sqaroi mes tjerash profesori Selmani./KlanMacedonia