Aksioni policor në Tetovë e Ohër: MPB – 13 persona privohen nga liria!

Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, bashkë me hetues të Qendrës Hetuese të PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuard he Korrupsionit, kanë zbatuar një aksion të koordinuar në suaza të së cilës, sic thuhet në komunikatën e MPB-së, tërësisht është zbuluar bashkimi kriminal në pjesën perëndimore të vendit.

“Gjatë aksionit, nga liria janë privuar 13 persona, një është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Janë zbatuar bastisje në 17 lokalitete në Rajonin e Tetovës dhe Ohrit” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

MPB-ja njofton se gjatë bastisjeve janë gjetur dhje konfiskuar automjete, sasi të mëdha parash dhe ari, resiverë, thikë, revole gazi, tre laptopë, radio lidhje, libra evidence të mysafirëve dhe dokumentacion kontabiliteti.

“Në objektet hotelerike janë gjetur 35 vajza me origjinë nga Ukraina, Rusia, RMV-ja, Serbia, Moldavia, Shqipëria dhe Kolumbia” – thonë nga MPB-ja.

Sipas MPB-së, grupi është marrë me ndërmjetësim gjatë kryerjes së prostitucionit dhe tregtisë së jashtëligjshme me drogë, kurse të ardhurat e fituara në mënyrë të jashtëligjshme nga këto vepra, pjesëtarët e grupit I kanë mbuluar me larje parash dhe vepra tjera penale.

“Grupin e organizuar e ka krijuar një 35-vjeçar nga Bogovina, I cili ka organizuar dhe koordinuar aktivitetet kriminale të pjesëtarëve tjerë të grupit dhe në një objekt hotelerik në f. Zherovjan, Sellarcë e Epërme dhe Ohër, kanë detyruar shtetaset e huaja në prostitucion e që kanë punuar si valltare në klubet e striptizit” – thonë nga MPB-ja.

Punën faktike të dy klubeve, sipas MPB-së, e ka organizuar dhe udhëhequr i dyshuari I dytë – vëllai I tij kurse I dyshuari I tretë ka organizuar dhe udhëhequr punën e klubit të striptizit në Ohër. I dyshuari I katërt, sipas policisë, ka marrë pjesë në detyrimin në prostitucion të vajzave në objektin hotelerik dhe ka qenë I ngarkuar për organizimin e udhëtimit të tyre dhe hyrje në vendin tonë, si dhe për lehtësimin e procedurave për marrjen e dokumenteve për qëndrim legal për shtetase të huaja, kurse ka kryer aktivitete lidhur me akomodimin dhe transportin e vajzave.

“Pesë pjesëtarë të grupit kriminal kanë qenë të ngarkuar për të siguruar dhe për shitje të paautorizuar të drogës, më së shpeshti kokain, për vajzat dhe mysafirët në objektet hotelerike. Njëri prej tyre ka ndihmuar dhe ka leehtësuar aktivitetet për transportin e drogës dhe vecanërisht ka qenë I angazhuar për të paralajmëruar për kontrollet policore dhe lëvizjet e policisë. Dy të dyshuar kanë qenë të ngarkuar për të siguruar vajzat që do të punojnë në klubet e striptizit, I kanë gjetur përmes kontakteve të tyre në vendet e huaja, ueb-faqe dhe në internet, kanë organizuar hyrjen në vendin tonë, kanë organizuar përpunimin e dokumenteve të rrejshme për qëndrim fiktiv nëpër hotele të vendit, me cka kanë anashkaluar procedurat për marrjen e qëndrimit legal” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Sipas policisë, për transportin e vajzave nga aeroporti dhe stacionet e autobusëve deri në klubet e striptizit ku janë akomoduar, si dhe për transportin gjatë lëvizjes së tyre para dhe pas punës në klubet e natës, ka qenë I ngarkuar I dyshuari I 12-të.

“Pjesë e grupit kriminal kanë qenë edhe dy persona zyrtarë – një zyrtar burgu nga Burgu I Tetovës dhe polic – Inspektor I lartë nga Tetova, të cilët duke shfrytëzuar pozitën dhe kontaktet e tyre, kanë paralajmëruar grupin kriminal për aksionet e policisë, kurse kanë ndikuar edhe për lehtësimin e procedurave kundërvajtëse ndaj grupit dhe shtetasve të huaja” – thonë nga MPB-ja.

Policia thotë se me aktivitetet disa mujore të hetuesve të PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuard he Korrupsionit dhe pjesëtarëve të Departamentit për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz të MPB-së, aktivitetet dhe detyrat e cdo anëtari të këtij grupi kriminal detajisht janë konstatuar dhe dokumentuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share