Aksioni policor! MPB: Po hetohen ish-funksionarë të Qeverisë!

Një ish-Kryeministër dhe ish-Zv/Kryeministër janë pjesë e një hetimi të madh që zhvillohet kundër keqpërdorimeve në Lotarinë Shtetërore. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në press-konferencë nuk përmendi emra, por në media qarkullojnë emrat e ish-Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ish-Zv/Kryeministrit, Artan Grubi.

Nën hetime janë edhe 6-të të tjerë, prej të cilëve dy nuk janë të kapshëm për organet hetuese. Njëri prej tyre është Artan Grubi, I cili të dielën përmes rrjeteve sociale njoftoi se është për vizitë private në Kosovës dhe se së shpejti do të kthehet në shtëpi, kurse tjetri është ish-Drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami.

PANÇE TOSHKOVSKI 

“Vepruam sipas kallëzimit penal të 13 dhjetorit nga Departamenti për Krim të organizuar kundër 8 personave fizik, prej të cilëve njëri është ish-Kryeministër, tjetri ish-Zv/Kryeministër, kundër një drejtori të subjektit juridik dhe ish-sekretarit të përgjithshëm”

Ministri Toshkovski I bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend, duke I premtuar drejtësi dhe siguri personale.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Dhjetë minuta para mbërritjes së policisë ai kishte marrë informacione dhe është arratisur. Kjo është katastrofë dhe dikush duhet të përgjigjet”

Për dallim nga MPB-ja, Prokuroria Publike ka njoftuar se për momentin nën hetime janë 6 persona. Ish-Kryeministri dhe ish-Sekretari i përgjithshëm I Qeverisë, nuk janë të dyshuar nga PTHP-ja.

MPB-ja njoftoi se policia kishte kryer bastisje nëpër shumë lokalitete në Shkup dhe Kumanovë, sic thanë, për shkak të indikacioneve për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore që vlerësohen mbi 501 milion denarë.

Bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit. Grubi dhe Bajrami nuk kanë qenë në lokacionet e vizituara nga policia.

Sipas Ministrit të Brendshëm, gjatë bastisjeve janë gjetur 40 mijë euro tek një I dyushuar dhe 20.000 euro tek një tjetër.

Grubi, i cili së fundi përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, mbrëmë vonë ka shkruar në Facebook se ka shkuar për një vizitë private në Kosovë.

“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private. Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni. Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes“,  ka shkruar Grubi. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share