Sot në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion do të ngrihet kallëzim penal kundër 16 personave të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, vrasje dhe tentimvrasje, përcjell KlanM.
Siç njoftoi sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, bëhet fjalë për Sh.M. (46), D.I. (50), F.B. (45), B.A. (44), R.S. (41), S.A. (44), M.Ç. (27), S.S. (36), Sh.A. (27), Sh.B (20), N.I. (44), E.I. (25), F.S. (43), Sh.S. (40), M.D. (41) dhe O.P. (43).
Të gjithë ata ishin anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, dhe drejtoheshin nga Sh.M. nga fshati Gërcec, së bashku me tashmë të ndjerin O.B. dhe J.K. Gjatë kësaj periudhe grupi ka organizuar transportin e 435 kilogramëve kokainë në vend nga Brazili./KlanMacedonia
EKSKLUZIVE: Klan Maqedoni mëson emrat e të arrestuarve nga aksioni policor