Aksioni i policisë pjesë e projektit “Verë e sigurt 2023”

Policia do të dënoj prindit e 13 të miturve

Gjate orëve të vona të mbrëmjes, nga kontrollet e kryera në 22 pika sportive bastesh, 10 kazino dhe një objekt hotelerie, si dhe nga kontrolli në parqe në zonat qendrore të qytetit të Prilepit, Manastir dhe në Shkup, 13 të mitur janë gjetur pa mbikëqyrje prindërore pas 24 orësh, njoftojnë nga MPB.

Të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre, pas së cilës do të vijojnë masa përkatëse thonë nga sektori i MPB-së.

“Në kontrollin e kryer nga zyrtarët policorë të SPB Shkup, në objektet hoteliere dhe kazino në zonën e Qendrës, Kisella Vodës dhe Aerodromit, janë evidentuar 20 persona dhe është konstatuar shkelje e Ligjit për siguri private”, ndërsa të miturit që janë evidentuar u janë dorëzuar prindërve të tyre, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse” – njofton MPB.

Ky aksion është pjesë e projektit “Verë e sigurt 2023”, ku punonjësit e policisë kontrollojnë pas mesnate praninë e të miturve në pikat e basteve sportive, kazinotë dhe në ambiente publike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share