Ditët e kaluara me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e ndërmarrjeve publike “Higjiena Komunale”, “Rrugë dhe Rrugica” dhe Brigada e Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në një aksion të përbashkët pastruan plotësisht Urën e Gurit.
Ekipet e ndërmarrjeve publike në terren u ndihmuan nga zjarrfikësit të cilët pastruan pjesët e paarritshme të urës. U krye pastrimi i plotë i vegjetacionit të egër në kolonat e Urës së Gurit, si dhe u mënjanuan plotësisht mbetjet që qytetarët e pandërgjegjshëm i hedhin në pjesët e dala të kolonave.
Gjatë aksionit, ekipet grumbulluan pesë metra kub mbetje, gjegjësisht shishe plastike, kanoçe, bimësi dhe lloje të tjera mbetjesh.
Zjarrfikësit në terren përdorën litarë, shkallë dhe mjete të tjera ndihmëse për të përfunduar me sukses aksionin e përbashkët për pastrimin e plotë të Urës së Gurit, e cila si trashëgimi kulturore kombëtare është një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit të Shkupit.
Qyteti i Shkupit vazhdon të realizojë aksionet për pastrimin dhe mënjanimin e mbetjeve në të gjitha vendbanimet, si dhe objektet me interes publik për një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët.