Politikanë, biznesmenë dhe inspektorë janë në mesin e të arrestuarve gjatë një operacioni të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mëson “360 Gradë”, pëcjellë Klan M.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni është duke u zhvilluar që nga mëngjesi në disa lokacione në Shkup dhe rrethinë. Deri më tani janë privuar nga liria gjashtë deri në shtatë persona, por kallëzimi penal përfshin më shumë.
Sipas informacioneve fillestare mësohet se të arrestuarit janë biznesmen, politikan dhe të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Aksioni konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme.
“Aktualisht ka kërkime që kanë nisur mëngjesin e sotëm në disa lokacione, kryesisht në Shkup, por edhe në rrethinë. Janë disa persona të arrestuar. Aksioni është në bashkëpunim me Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal.” thonë Ministria e Brendshme. /KlanMacedonia/