Aksion i madh policor | Arrestohen dilerë droge nga Shkupi

Disa shkupjanë kanë përfunduar nën pranga të policisë pas një aksioni kundër tregtisë së palejuar me substanca narkotike. Gjatë aksionit, sipas MPB-së, tek tre nga të arrestuarit është gjetur një çantë shpine me 14 pako amfetaminë.  Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle e bastisje në disa lokacione tjera në Shkup, ku është arrestuar edhe një grua 39 vjeçare, raporton Klan Maqedoni.

Nga MPB thonë se gjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor janë realizuar një sërë hetimesh nga ana e Prokurorisë Themelore në Shkup, si pasojë e të cilave, janë arrestuar 13 persona.

Gjatë hetimeve janë privuar nga liria 13 persona dhe janë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë sintetike amfetaminë dhe marihuanë, për të cilat deri më tani janë parashtruar 8 kallëzime penale në Prokuroritë Themelore Publike kompetente në Shkup dhe Veles, ndërsa ndaj disa prej të arrestuarve është caktuar masë paraburgimi. Gjatë ditës së sotme janë kryer kontrolle në 5 lokacione në Shkup, gjatë të cilave janë gjetur marihuanë, heroinë, amfetaminë dhe sende me origjinë nga veprat penale të vjedhjes. Gjithashtu janë sekuestruar para të gatshme nga shitja e narkotikëve dhe drogave sintetike, si dhe janë sekuestruar katër automjete pasagjerësh (Golf 5, Audi A3, Mercedes dhe Renault Clio) për të cilat gjatë hetimeve janë siguruar provat se janë përdorur për shitjen e drogës. Njëkohësisht privohet nga liria edhe R.I (39) nga Shkupi, ndërsa ndaj personave të tjerë të përfshirë në krimet e kryera, për të cilat janë siguruar prova, do të ndërmerren masa shtesë për gjetjen dhe heqjen e lirisë“, deklaroi Suzana Pranjic Talevska, zëdhënëse e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share