Në operacionin policor për krime lidhur me TEC Manastirin, TEC Osllomejin dhe TEC Negotinën janë arrestuar 23 persona të dyshuar për keqpërdorim të thirrjes publike për blerjen e aditivëve, me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë eurosh. Ne mesine tyre të përfshirë janë edhe Ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë . Përveç Kovaçevskit, i cili dyshohet për veprën e keqpërdorimit në shërbim, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili pasoi Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të EMV. Drejtori komercial i EMV, Ardian Muça, nga ana tjetër, dyshohet për veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare.
Sipas Mickoskit, nga informacionet që i kishte marrë nga ministri Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar të përfaqësuesve të lartë të kompanisë dhe personave që menaxhojnë persona të tjerë juridikë. Një pjesë e madhe e provave tashmë janë siguruar për të gjithë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me aksionin e sotëm policor, i cili po zhvillohet që nga mëngjesi dhe në kuadër të të cilit janë bërë bastisje dhe disa persona janë ndaluar.
HRISTIAN MICKOSKI
“ Këta 23 janë siguruar, minus ndoshta një, por pres që së shpejti nga sot ai të sigurohet para drejtësisë dhe të gjithë të japin përgjigje për këto dyshime të bazuara për të cilat akuzohen, megjithëse unë mund të themi se një pjesë e madhe e provave për të cilat dyshuam tashmë janë siguruar, por këtë do t’ia lëmë prokurorisë dhe gjykatave, duhet të besojmë në prezumimin e pafajësisë, por ajo që është gjetur është vërtet shqetësuese. Nga kjo nuk do të bëjmë një cirk.”
MPB ende nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij aksionit pork a njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion policor në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe se do të përcjellin detajet pas përfundimit të aksionit. Prokuroria ka konfirmuar se aksioni po kryhet nën koordinimin e dy prokurorëve të Prokurorisë Publike QKK. /tvklan.mk