Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve, arrestohet shoferi i autobusit në Shkodër

Policia e Shkodrës njoftoi këtë të hënë arrestimin e Fatjon Volajt, 37 vjeç, shoferi i autobusit i cili pasditen e së shtunës përplasi për vdekje në çifti bashkëshortësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Koplik-Shkodër. Bashkëshortët Adem Sula, 84 vjeç dhe Sadije Sula, 80 vjeçe udhëtonin me motor, kur u përplasën nga autobusi. Ata u dërguan në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërruan jetë një ditë më pas.

“Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë Fatjon Volaj 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej prej tij është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte Adem Sula, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Sadije Sula, 80 vjeçe. Si pasojë e përplasjes bashkëshortët Sula ndërruan jetë në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share