Aksidentohet vetura ‘Audi’ me motoçikletë në magjistralen Shkup-Tetovë

Dje në ora 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Semenisht, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Audi A4 me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.H.(63) nga fshati Çajlane dhe një motoçikletë pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga E.A.(21) nga fshati Bojanë, Shkup.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri nga motoçikleta J.A.(23) nga fshati Bojanë, ndërsa lëndime trupore janë të të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, nga thotë MPB.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share