Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 viktima në Australi

Nga aksidenti u plagosën edhe 25 pasagjerë

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte disa dasmorë humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Australi. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, të dielën rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit. Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.

Shoferi 58-vjeçar i autobusit u arrestua. Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës. Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share