Aksidenti tragjik: Ktheheshin nga dasma – humbin jetën tre pjesëtarë të një familjeje!

PTHP ME DETAJE – TESTIMI KA TREGUAR PREZENCË ALKOOLI TEK VOZITËSI

Prokurori kujdestar Publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shtip dhe ekipe të MPB-së kanë bërë ekspertizë në autostradën Shtip – Milladinovcë, ku dje në një aksident të rëndë trafiku jetën e humbën tre persona. Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për shqyrtimin e gjithë rastit, njofton KlanM.

Sipas informacioneve të para, sic njofton Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “Shevrolet” me targa të Shkupit dhe me pesë udhëtarë të një familjeje që ishin duke u kthyer në Shkup nga një aheng në Koçanë, sic percjell KlanM, ka nisur ta tejkalojë automjetin “Tojota” me targa të Koçanës, që kishte brenda dy udhëtarë.

Prokuroria thotë se në momentin e tejkalimit, vozitësi I “Shevroletit” ka humb kontrollin ndaj automjetit, fillimisht ka goditur bankinën e majtë e më pas ka goditur edhe makinën që ka tejkaluar.

“Si pasojë e përplasjes, dy automjetet janë rrokullisur në kanal afër rrugës, ku jetën e kanë humbur tre persona të makinës me targa të Shkupit, bashkëshortja, e bija dhe nëna e bashkëshortes së vozitësit. Katër të tjerët kanë marrë lëndime trupore, ku lëndime më të rënda janë konstatuar te bashkudhëtari në automjetin me targa të Koçanës” – thonë nga PTHP.

Prokuroria Publike, sic percjell KlanM, thotë se testimi i parë tek vozitësi i “Shevroletit” ka rezultuar me prani të alkoolit, porn ë mënyrë plotësuese, me qëllim të konstatimit të përqindjes së saktë, janë marrë mostra gjaku për analiza.

Në vendngjarje ishte ftuar edhe eksperti i trafikut, kurse është dhënë urdhëri për ekspertizë të plotë të aksidentit. Gjithashtu sic percjell KlanM, sigurohet dokumentacioni i plotë mjekësor për të lënduarit dhe viktimat, kurse pas shqyrtimit të plotë, Prokurori Publik do të merr vendim për procedurën e mëtejshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share