Aksidenti në Zhelinë: Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurin

BABAI I 22 VJEÇARIT: KISHTE ARDHUR PËR TA PAGUAR SEMESTRIN

Kishte bërë pagesën e semestrit për vitin e fundit akadamik në Universitetin e Tetovës dhe duke u kthyer për në Kumanovë ndodhi tragjedia.

Babai i studentit 22 vjeçar pas lajmit për të birin ishte kthyer menjëherë nga Austria dhe sot ishe në vendngjarje. Në një prononcim për Klan Maqedoni ai tha se shpresat po shuheshin, pasi sot është dita e dytë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga 22 vjeçari.

Në operacionin e kërkimit janë inkuadruar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Prokurori publik, grup hetimor nga Ministria e Brendshme, zyrtarë policorë, zjarrfikësit kanë kryer hetime dhe po kërkojnë për trupin ose trupat e zhdukur. Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Ndryshe, dje rreth orës 11:30 Policia e Tetovës ka marrë njoftimin se një veturë Golf 4 me targa të Kumanovës është përplasur dhe ka rënë në lumin “Vardar” në Zhelinë. Me ndihmën e mekanizimit automjeti ishte nxjerrë nga lumi, por nuk janë gjetur vozitësi dhe bashkudhëtarët eventual që ndoshta kanë qenë në veturë. Për këtë shkak është thirrur edhe një ekip i zhytësve të MPB-së. Kërkimet vështirësohen edhe për shkak të ujit të turbulluar të Vardarit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share