Aksidenti në “Rrugën e Kombit”: Viktimat nga Kosova ishin vëllezër

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në tunelin e Kalimashit, në “Rrugën e Kombit”.

Të dy viktimat raportohet se janë nga Kosova.

Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale.

Nga njoftimi mësohet se ata ishin vëllezër.

Nesret dhe Sadik Osmani, vijnë nga fshati Kravaricë e Gjilanit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share