Nga vetura e cila përfundoi në lumin Vardar dje në rrugën e fshatit Rashçe, katër persona mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi dhe u dërgua për mjekim në spital.
Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi.
Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit.
Varrimi i tyre do të bëhet nesër, ndërsa fëmija mori tretman mjekësor në spital.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, viktimat janë: “N.A. 23 vjeçe, V.A 25 vjeç dhe Z. A. .59 vjeçe dhe A.A 56 vjeç janë viktimat e këtij aksidenti”.