Aksident tragjik afër Tabanocit – humb jetën gruaja nga Kumanova
Një aksident i rëndë mes tre veturash ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Kumanovë – Tabanoc, rreth dy kilometra nga vendkalimi kufitar. Në aksident, janë përfshirë nja automjet i tipit Volkswagen Polo me targa të Kumanovës, në Volkswagen Golf me traga të Shkupt dhe një Opel Insigna me targa serbe. Nga plagët e marrë në vendngjarje, siç përcjell KlanM, ka ndërruar jetë 49 vjeçarja L.T nga Kumanova, bashkëudhëtare e 24 vjeçarit B.T që drejtonte veturën VW Polo nga Kumanova. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët nga Ndihma e Shpejtë.
Eskpertizë në vendin e ngjarjes ka kryer edhe Prokuroria Publike në Kumanovë. Sipas informacioneve fillestare nga kjo prokurori, përplasja fillestare mes dy veturave, është shkaktuar kur drejtuesi i njërës prej veturave ka hyrë në autostradë në drejtim të palejuar.
“Pas përplasjes fillestare, udhëtarja në veturën nga Kumanova ka dalë nga automjeti dhe në atë moment atë e ka goditur vetura me targa nga serbia. Nga goditja, udhëtarja ka marrë lëndime të rënda, prej të cilave edhe ka ndërruar jetë”, thonë nga PTHP.
Nga prokuroria shtuan se po merren me zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan aksidentin me pasoja fatale.
“Është dhënë urdhër për autopsi të së ndjerës, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës të pjesëmarrësve të tjerë që aktualisht ndodhen në spital me lëndime të lehta. Janë grumbulluar gjurmë dhe prova materiale, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit rrugor”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkaq, me lëndime të rënda kanë përfunduar në spital edhe shoferët nga Shkupi dhe Kumanova B.P (45) dhe B.T, ndërsa shoferi 49 vjeçar nga Serbia gjithashtu ka marrë./KlanMacedonia