Aksidenti i rëndë, sulmuesi i Premier League do të jetë jashtë për 1 vit

Michail Antonio do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën një vit. Sulmuesi i West Ham, u përfshi në një aksident të rëndë në fundjavë dhe si pasojë e kësaj ka thyer këmbën.

Lojtari u transportua me helikopter në spital, ku shmangu rrezikun për jetën, por dëmtimet në trup kanë qenë të shumta.

Sipas “The Guardian”, futbollisti i Premier League, do i nënshtrohet një operacioni për thyerjen e këmbës dhe si pasojë e kësaj do të jetë jashtë futbollit për të paktën një vit.

Gjithashtu, raportohet se 34-vjeçari mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por një vendim për këtë, do e marrë në muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se Antonio pësoi një përplasje të frikshme me Ferrarin e tij dhe nga pamjet që qarkulluan në internet, u pa makina e tij e shkatërruar në pjesën më të madhe të ësaj, por për fat të mirë lojtari nga Xhamajka ka shpëtuar. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share