Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”.
Ekipi i Tëvë1 nga vendi i ngjarjes bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë përfunduar jashtë rrugës.
Për momentin nuk dihet se a ka persona të lënduar, derisa prezent aty janë ekipet mjekësore si dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës.
Redaksia ka kontaktuar me policinë rajonale të Prishtinës lidhur me aksidentin, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë qenë të qasshëm.