Tre nga fëmijët e Harry Kane kanë qenë të përfshirë në një aksident të rëndë komunikacioni në Gjermani.
Fëmijët e Harryt po udhëtonin në “kombi” dhe pësuan lëndime sipërfaqësore, para se të dërgoheshin në një spital të afërt me autoambulancë.
Siç shkruan The Guardian, përcjell klankosova.tv, një zëdhënës i Kane tha për BBC se fëmijët janë mirë dhe vetëm kanë shkuar në spital për kontroll rutinë.
“Ata janë mirë dhe shkuan në spital vetëm për një kontroll rutinë” – kishte thënë a.
Derisa, shefi i departamentit të zjarrfikësve Daniel Buck tha BBC News se në këtë aksident nuk kishte pasur të lënduar rëndë.
“Lajmi i mirë ishte se askush nuk kishte lëndime vërtet të forta, më shumë lëndime të lehta, si ata kanë dhimbje në qafë nga koka lart, normalisht tipike për një aksident automobilistik. Falë Zotit askush nuk u lëndua me të vërtetë. Ishte me të vërtetë fat për të gjithë njerëzit”, u shpreh ai, transmteon klankosova.tv
Ndryshe, gruaja e Kane, Katie, dhe fëmija i tyre më i vogël, Henry, mësohet se nuk kanë qenë në automjet.