Piloti i Ducati u rrëzua në pistë dhe motori i drejtuar nga Binder i kaloi mbi njërën këmbë
Gara e 11 e kampionatit botëror të Moto GP nisi me aksidente.
Që në kthesën e parë, pilotët Alex Marquez, Bastianini, Zarco, Di Giannantonio dhe Bezzeçhi u rrëzuan.
Por situatë e frikshme ka qenë me kampionin e botës, Françesko Banjaia.
Italiani i Dukatit humbi kontrollin pas disa kthesave e u rrëzua në pistë. Piloti i KTM Bred Binder nuk arriti që ta shmangte atë dhe i kaloi përsipër në këmbën e djathtë me motor.
Menjëherë komisarët valëvitën flamurin e kuq., ndërsa pas disa çasteve plot ankth, piloti italian u shfaq i vetëdijshëm.
Kampioni në fuqi i botës dhe shoku i tij i skuadrës Bastianini u dërguan në spital për kontrolle të hollësishme për të parë shkallën e dëmtimit.
Klan News